Albanian   |   English
Britanika Metodologjia Kurset Mesueset Pershtypjet Regjistrohu Integral Lajmet Kontaktet   
Kurset
Visit our website: integral.al
Kurse te gjuhes Angleze
A doni të jeni pjesë e 700 milion njerëzve në të gjithë botën të cilët flasin Anglisht si gjuhën e tyre të dytë? Ndoshta do të vizitoni të afërm në SHBA ose Britani? Ose keni nevojë të kuptoni më mirë kolegët e huaj ose partnerët e biznesit?
 
Kurset e Anglishtes nga Britanika janë dizenjuar për të rritur komunikimin tuaj si në formën e shkruar ashtu edhe në atë të folur. Studentët vendosen në grupe sipas moshës, nevojave dhe aftësive në gjuhë. Ne i shërbejmë të gjithë moshave dhe njerëzve nga prejardhje të ndryshme arsimore.
 
Përmes metodës tonë CLIL, ju do të studioni Anglisht duke mësuar mbi një shumëllojshmëri temash si mjedisi, njerëzit e famshëm, ngjarjet aktuale dhe historike, emigracioni, muzika, arti, kuzhina, moda, filmi, etj. Kurset nga Britanika synojnë të zhvillojnë aftësitë tuaja në dëgjim, lexim, shkrim, të folur, gramatikë dhe ndërveprim kulturor. Kjo bëhet përmes përdorimit të teksteve nga jeta reale që përfshijnë histori nga lajmet, histori të shkurtra, reklama, poema, pjesë nga teatri, debate, reçensione dhe intervista. Përmes kësaj metode ju do te mësoni më mirë dhe më shpejt se metoda tradicionale e librave shkollorë.

Per datat e fillimit te kurseve sipas niveleve mund te dergoni email te info@britanika.al.
TOEFL / IELTS
Ky kurs i shërben atyre që po përgatiten për emigracion, studime jashtë apo qëllime të tjera. Kursi zgjat një muaj dhe ju përgatit për provimin e TOEFL ose IELTS duke u fokusuar tek formati dhe teknikat e duhura për secilin modul. Në fund të këtij kursi përgatitor nga Britanika ju do të keni një shans më të mirë për të kapur më shumë pikë dhe për të ecur më mirë në provimet TOEFL ose IELTS.

 
 
 
Anglisht për Qëllime Akademike
Ky kurs ndihmon studentët të përgatiten për studime universitare. Kursi përfshin shkrim akademik, shkrimin e eseve, aftësi kërkimore dhe studimore, aftësi të mendimit kritik dhe prezantime. Mësuesit e Britanika-s kanë vite përvojë në botën akademike dhe ata do ta bëjnë më të lehtë kalimin tuaj për në një universitet të huaj. 
Kurse për Biznesmenë
Ky kurs është konceptuar për të ndihmuar sipërmarrësit, dhe njerezit e biznesit në aftësitë e gjuhës Angleze e cila ju duhet si në biznesin e tyre ashtu edhe në jetën e përditshme. Përveç përmirësimit të Anglishtes, pjesëmarrësit e këtij kursi do të kenë shansin të krijojnë rrjete me biznesmenë të tjerë në Tiranë. Gjithashtu, përmes qasjes CLIL, ata do të mësojnë mbi një lëndë biznesi të zgjedhur nga ata vetë, përmes mediumit të gjuhës Angleze. 
TOEFL ITP
Testi TOEFL ITP ofrohet nga universitetet, nga programe të mësimit të gjuhës angleze dhe nga organizata të tjera në mënyrë që mundësojë një vlerësim më convenient, më të ulët në kosto por edhe të besueshëm të aftësive në gjuhën angleze.

Testi TOEFL ITP vlerëson aftësinë  në te dëgjuar, në të lexuar dhe në gramatikë.  TOEFL ITP përbehet nga 100% tekste dhe materiale akademike për të vlerësuar aftësitë në gjuhën angleze, duke dhënë një informacion të besueshëm.

Testi jepet në dy nivele:
Niveli i parë nga Intermediate (Mesatar) në Advanced (Avancuar)
Niveli i dyte nga Elementary (Elementar) në Intermediate (Mesatar).
Pergatitja bëhet në 10 ose 16 seanca me kurse intensive. 
Anglisht për të vegjelit
Ky kurs është për moshat nën 16. Duke ju përmbajtur filozofisë sonë të Britanika-s për të dhënë mësim ndryshe, ne i bëjmë mësimet zbavitëse dhe të përshtatshme për këtë grupmoshë. Programi përdor lojra, dramë, art dhe muzikë për ta bërë më të lehtë përdorimin e Anglishtes. Në fund të kursit fëmijët do të kenë përmirësuar aftësitë e tyre të Anglishtes dhe do të kenë mësuar më shumë mbi lëndët e tyre të preferuara.
Individuale
Këto kurse janë për ata të cilët preferojnë të mos jenë pjesë e një grupi dhe kështu të përfitojnë në vëmendjen e fokusuar të mësuesit të Anglishtes. Ne ofrojmë kurse individuale për të plotësuar nevojat tuaja. Pas një interviste dhe vlerësimi, ne krijojmë një kurs të veçantë dhe të personalizuar për të rritur progresin tuaj në mësimin e Anglishtes. 
Italisht
Gjuha italiane ofrohet ne te gjitha nivelet sipas Kornizes Europiane per Gjuhet.
Metoda CLIL lejon qe kjo gjuhe te mesohet edhe me shpejt brenda permbajtjeve te caktuara dhe interesave te vecanta te kursanteve.
Gjermanisht
Gjuha gjermane ofrohet ne te gjitha nivelet sipas Kornizes Europiane per Gjuhet.
Metoda CLIL lejon qe keto gjuhe te mesohen edhe me shpejt dhe me me efikasitet pasi ajo mesohet brenda konteksteve qe jane me interes per kursantin.

 
Frengjisht
Gjuha frenge ofrohet ne te gjitha nivelet sipas Kornizes Europiane per Gjuhet.
Metoda CLIL lejon qe keto gjuhe te mesohen edhe me shpejt dhe me me efikasitet pasi ajo mesohet brenda konteksteve qe jane me interes per kursantin.

 
Spanjisht
Gjuha spanjolle ofrohet ne te gjitha nivelet sipas Kornizes Europiane per Gjuhet.
Metoda CLIL lejon qe keto gjuhe te mesohen edhe me shpejt dhe me me efikasitet pasi ajo mesohet brenda konteksteve qe jane me interes per kursantin.

 
Shqip per te huajt
Britanika ofron gjithashtu kurse te gjuhes shqipe per te gjitha ata qe jane duke jetuar ne Shqiperi dhe duan te mesojne gjuhen shqipe.
Metoda CLIL lejon qe gjuha shqipe te mesohet ne kontekste reale dhe mesimnxenia te vije si nje proces i natyrshem pasi edhe ambjenti per mesimin e gjuhes eshte shume i rendesishem dhe duke jetuar ne nje vend qe gjuha flitet eshte me e lehte perthithja e saj.

 
Gjuha Turke

Gjuha turke ofrohet ne te gjitha nivelet perkatese. Me metodat me bashkekohore dhe mesues te kualifikuar.

Biologji / Kimi në Gjuhën Angleze

Ky ështe një kurs intensiv në Biologji për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave nga mosha 15- 18 vjec të cilët planifikojnë për të studiuar në sistemin IB, A- levels ose foundation year në shkolla jashtë vendit. Programet hartohen në bazë të përgatitjes specifike të shkollave për të cilët nxënësit aplikojnë dhe ata përvetësojnë terminologjinë përkatëse në gjuhën Angleze.

SAT
 
SAT është testimi i njohur globalisht per pranimin ne shkolla jashtë vendit. Në këtë lloj testimi testohen njohuritë në lexim, shkrim dhe matematikë pra në tre lëndët bazë të shkollës së mesme. Jashtë vendit, shumica e nxënësve japin provimin e  SAT-it  në vitin e parë dhe të fundit të shkollës së mesme , dhe pothuajse të gjitha kolegjet dhe universitetet përdorin SAT për të marrë vendimet e tyre të pranimit. Dhënia e provimit të SAT është hapi i parë në gjetjen e shkollës së duhur për ju. Pikët në këtë provim janë ato që shumica e shkollave i referohen në aplikime së bashku me notat e larta në mësime. Përgatitja për dhënien e këtij provimi jepet tek Britanika.
 
Matematike / Fizikë per IB, A- Levels
Ky ështe një kurs intensiv në matematikë për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave nga mosha 15- 18 vjec të cilët planifikojnë për të studiuar në sistemin IB, A- levels ose foundation year në shkolla jashtë vendit. Programet hartohen në bazë të përgatitjes specifike të shkollave për të cilët nxënësit aplikojnë.
 
Anglishte biznesi, Anglishte e folur dhe Anglishte akademike
Menaxhoni nje biznes apo punoni ne nje kompani nderkombetare dhe ju pengon gjuha e huaj ? 
Britanika ofron kurse specifike e gjuhen Angleze nga mesues Amtare dhe te specializuar ne fushen e biznesit. 
GRE / GMAT
GRE dhe GMAT janë dy provimet më të kërkuara për regjistrimin e kandidatëve për studimet master dhe doktorature në universitetet anglishtfolëse dhe shume shtete me programe ne gjuhën angleze. Pra, të diplomuarit nga fakultetet që fillojnë studimet Master apo Doktoraturë kryesisht në SHBA dhe Evropë duhet ta kryejnë testin e GRE/GMAT
Sipas statistikave GRE/GMAT kërkohet nga mbi 2500 universitete në Amerikë dhe në botë.
Tek ne gjeni kursin pergatitor per keto provime me Pedagoge te huaj. 
Kontaktet

Rr. Abdyl Frashëri, Pall 9,
Shkalla 1, Kati 3, Ap. 5
Tirana - Albania


Tel: +355 422 52 065 / +355 66 40 40 701
Skype: integral.albania
Facebook: Britanika-Integral

Pallati i Librit Universitar në ish-bllok, hyrja në krah të Kolonat (fast food), kati 3.
+ read more
v.2.0 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab