Albanian   |   English
Britanika Metodologjia Kurset Mesueset Pershtypjet Regjistrohu Integral Lajmet Kontaktet   
Metodologjia
Visit our website: integral.al
Content and Language Integrated Learning (CLIL)
Mësimi me Përmbajtje dhe Gjuhë të Integruar (CLIL) është një metodologji e re e përkrahur nga Bashkimi Europian dhe e përshkruar si "një revolucion i madh metodologjik" në mesimin e gjuhëve. Të gjithë kurset tona të Anglishtes tek Britanika ndjekin këtë qasje dhe ne jemi të paret që ofrojmë këtë mundësi në Shqipëri.
Metoda CLIL është e thjeshtë: ju mësoni mbi lëndën tuaj të preferuar në Anglisht. Me fjalë të tjera, fokusi është subjekti që ju intereson ndërsa mësimdhënia dhe lënda jepen në Anglisht. Studimet tregojnë se njerëzit mësojnë gjuhë të huaja më shpejt dhe në mënyrë më efektive kur përdorin gjuhën në situata reale me materiale nga bota Anglisht-folëse.

Kur mësoni mbi përmbajtjen që ju intereson, rezultati është  një përmirësim i pandërgjegjshëm i Anglishtes suaj. Kjo ju jep një qëllim për të mësuar dhe ju përfshin më tërësisht se puna me tekstet tradicionale dhe mësimi i gramatikës. Përmes kësaj metode ju do të mund të përdorni Anglishten ndërkombëtare për të komunikuar me botën globale.

Përvec ofrimit të përmbajtjes reale, Mësimi me Përmbajtje dhe Gjuhë të Integruar (CLIL) përfshin ndërgjegjësimin ndërkultural, modelet e të menduarit, dhe aftësitë e komunikimit.

Klikoni ne linkun me poshte per informacion nga Keshilli Evropian mbi metoden CLIL:
http://www.indire.it/lucabas/lkmw_file/eurydice/CLIL_EN.pdf

 
 
Kontaktet

Rr. Abdyl Frashëri, Pall 9,
Shkalla 1, Kati 3, Ap. 5
Tirana - Albania


Tel: +355 422 52 065 / +355 66 40 40 701
Skype: integral.albania
Facebook: Britanika-Integral

Pallati i Librit Universitar në ish-bllok, hyrja në krah të Kolonat (fast food), kati 3.
+ read more
v.2.0 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab