Albanian   |   English
Britanika Metodologjia Kurset Mesueset Pershtypjet Regjistrohu Integral Lajmet Kontaktet   
Mesueset
Visit our website: integral.al
Mësues
Ne ofrojmë programe cilësore nga mësues me kualifikim të lartë te cilët mbështeten nga mësues amtarë të Anglishtes. Të gjitha programet tona janë dizenjuar nga stafi ynë Britanik dhe ato ndjekin mënyrë tepër efektive CLIL.
Bledar Lamlika

Diplomuar per Perkthim dhe Interpretim në Universitetin  e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Gjermane. Gjatë dy viteve të fundit të studimeve ka kryer paralelisht një kualifikim 2-vjeçar për Mësuesinë prane Insititutit “Goethe” . Pas përfundimit të Studimeve ka ushtruar profesionin e përkthyesit dhe atë të mësuesit në Arsimin e Mesëm publik dhe privat dhe në Qendra të  Gjuhëve të Huaja. Aktualisht ështe Pedagog i Gjuhës Gjermane pranë qendrës tonë.
 
Miranda Blaceri
Diplomuar ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, profili Anglistike dhe Amerikanistike. Ajo zoteron nje eksperience te gjate profesionale ne Mesimdhenie dhe Perkthim/Interpretim nga Anglisht-Shqip dhe Shqip-Anglisht. Miranda ka punuar ne Qendren Britanike te aplikimit te vizave dhe emigracionit dhe gjithashtu ne shkolla te ndryshme private e shteterore , si edhe ne qendra te gjuheve te huaja ne Tirane. Aktualisht ajo eshte mesuese e Gjuhes Angleze dhe Shqipe ne kompanine tone. Ajo eshte argetuese, e dedikuar dhe ka nje dashuri te thelle ndaj gjuheve.

Alda Tuci

Diplomuar për mësimdhënie në profilin e gjuhës Angleze nga “Harding University”, Arkansas, USA. Gjithashtu zotëron edhe një diplomë në Art Education nga “Texas University”, Texas, USA. Pas studimeve ka ushtruar profesionin e mësimdhënies në disa shkolla Amerikane dhe Shqiptare. Karakterizohet nga një pasion për mësimdhënien dhe i pëlqen të ndërthuri argëtimin nëpërmjet artit për të stimuluar interesin e studentit për gjuhën Angleze. Aktualisht është e punësuar si pedagoge e gjuhës Angleze pranë qendrës tonë.
Anisa Citozi
 
Diplomuar në Bachelor dhe në dy Master shkencor në Universitetin e Tiranës. Me një eksperiencë më shumë se 4 vjet tashmë në mësimdhënie. Karakterizohet nga një pasion për mësimdhënien dhe një ndjenjë përgjegjësie dhe optimizmi në cdo situatë që mund të përballet, dhe një aftësi e shkëlqyer për të qënë në humor të mirë ndaj vështirësive.
 
Irena Barjami Dera

Diplomuar me mesatare te larte ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Profili Perkthim –Interpretim ne Gjuhen Frenge. Me nje eksperience afersisht 10 vjecare lidhur me gjuhen frenge ne mesuesi dhe perkthim.
Ka punuar prej 5 vite ne nje shkolle franko – shqiptare ne Tirane si mesuese e gjuhes frenge dhe paralelisht ka dhene mesim ne disa qendra te gjuheve te huaja. Prej disa kohesh punon edhe ne shtepine botuese “Botart” si perkthyese librash, filma dhe mjaft dokumente te tjera nga shqipja ne frengjisht dhe anasjelltas.
Pelqen qe ora e mesimit te alternohet mes librit dhe argetimit per ta stimuluar studentin drejt nje mesimi me te thelle dhe me më shume dashuri e seriozitet. 

MarliseSanchez Torres

Marlise zoteron nje diplome Master ne degen “Menaxhim ne Arsim” nga Universiteti Amerikan i Costa Rica, dhe e licensuar ne mesimedhenien e gjuhes Angleze nga Universiteti Latin i Costa Rica, specializuar perkatesisht ne ciklin I dhe II. Gjithashtu e diplomuar ne degen Administrim Biznes dhe me nje specializim te dyte ne degen “Krahasim Edukimi” nga Universiteti i Hiroshima ne Japoni. Aktualisht, Pedagoge ne Universitetin Beder si edhe ne shkollen tone ku gersheton me se miri multitasking dhe te mesuarin afategjate. 

Bassam Abulibdeh

Profesori Kanadez, Bassam, eshte nje trajnues korporatash me mbi 7 vite eksperience ne fushen e arsimimit. Ai ka punuar si Drejtues Departamenti ne Universitetin Amerikan te lindjes se mesme dhe gjithashtu ne Korene e Jugut si mesues e trajnues ne korporata per gjuhen specifike te biznesit me fokus ne drejtimet “executives language based soft-skills” dhe “one-on-one coaching on presentation delivery”. Sam e nderthur mesimdhenien bazuar ne nevojat e individit dhe garanton nje ekperience  maksimale te te mesuarit. Bassam eshte diplomuar ne degen Administrim Biznes ne Kanada dhe gjithashtu ne MBA ne Universitetin e Londres ne Britani ku eshte specializuar ne degen “Strategjite e Korporatave dhe Sipermarrjeve”. 

Kontaktet

Rr. Abdyl Frashëri, Pall 9,
Shkalla 1, Kati 3, Ap. 5
Tirana - Albania


Tel: +355 422 52 065 / +355 66 40 40 701
Skype: integral.albania
Facebook: Britanika-Integral

Pallati i Librit Universitar në ish-bllok, hyrja në krah të Kolonat (fast food), kati 3.
+ read more
v.2.0 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab