Blog
IELTS & TOEFL – Njihuni me avantazhet!
- 18 March, 2019
- Posted by: anisa
- Category: Teachers Advice

IELTS dhe TOEFL janë dy testet më të rëndësishme për një student që planifikon të studiojë jashtë vendit. Të dyja këto teste vlerësojnë aftësitë e gjuhës angleze të një kandidati dhe pranohen jo vetëm nga universitetet jashtë, por edhe nga organizata të ndryshme përfshirë departamentet e emigracionit. Sidoqofte, gjithmonë ekziston një pyetje se cili është më i mirë. Në fakt, të dy IELTS dhe TOEFL kanë përparësitë e tyre dhe të dy testet janë të ngjashëm në aspektin e pranimit dhe vlerësimit në tërësi.
Megjithatë, si një kandidat mund të vendosni që të jepni secilën prej dy testeve në bazë të kërkesave të institucionit për të cilën po aplikoni. Gjithashtu, shumë universitete të huaja pranojnë si IELTS ashtu edhe TOEFL. Nisur nga kjo, është e këshillueshme që të jepni atë testim qe është më i përshtatshem për ju. Por, si ti dalloni përparësitë që ka njeri ndaj tjetrit?
Këtu kemi renditur disa udhëzime që do t’ju ndihmojnë të kuptoni avantazhet unike të IELTS dhe TOEFL dhe t’ju udhëzojnë të zgjidhni testin e duhur për veten tuaj.
✻ Struktura e testimit:
Dallimi më i rëndësishëm midis IELTS dhe TOEFL është se IELTS organizon ndërveprime reale ndërmjet një kandidati dhe një ekzaminuesi për të testuar aftësitë oratorike të kandidatit që po jep provimin, ndërsa TOEFL është një test i kompjuterizuar në të cilin zëri i kandidatit regjistrohet dhe analizohet nga më shumë se një ekzaminues. Kështu mund të jepni secilën nga dy testet në varësi të vetëbesimit tuaj. Nëse jeni të sigurt se në një ndërveprim të drejtpërdrejtë me pedagogun mund të fitoni më shumë pikë atëherë ju duhet të zgjidhni IELTS.
Por, nëse mendoni se një testim i kompjuterizuar i aftësive tuaja oratorike do të jetë më i mirë dhe i lirë nga çdo ndërhyrje njerëzore, mund të zgjidhni TOEFL.
✻ Vlerësimi:
Megjithëse modeli dhe programi i IELTS dhe TOEFL janë të ngjashëm, sistemi i tyre i vlerësimit ndryshon. TOEFL ka një gamë rezultati prej 0-120, IELTS përdor sistemin 9-band (shiriti i vlerësimit nga 1-9) për të vlerësuar një kandidat. Edhe pse metoda e matjes se njohurive është e njëjtë në të dy testet, rezultati ndryshon në aspektin e pranimit nga universitetet. Në këtë rast, vlerësimi ndihmon për të kuptuar ndryshimet midis dy testeve.
✻ Vendi i studimit:
Një nga faktorët më të rëndësishëm që duhet marrë parasysh gjatë dhënies së një provimi IELTS ose TOEFL është universiteti ku do të aplikoni. TOEFL, i organizuar nga ETS, pranohet në shumicën e universiteteve amerikane dhe në 165 shtete, ndërsa IELTS i certifikuar nga Këshilli Britanik ( British Council) është pranuar në mbi 135 vende, përfshirë Britaninë e Madhe. Pra, nëse planifikoni të studioni në një nga kolegjet me te mira në SHBA, sigurohuni që të shkëlqeni në TOEFL. Megjithatë, shumë institucione dhe shkolla pranojnë rezultatet e të dy testeve. Dallimi në pranim do të jetë shkalla krahasuese e rezultatit dhe band-i(shiriti i vlerësimit).
Avantazhet e IELTS | Avantazhet e TOEFL | |
Të dhënat e testit : | Këshilli Britanik (British Council), IDP Australia, Cambridge ESOL | ETS |
Anglisht: | Anglishtja Britanike | Anglishtja Amerikane |
Formati: | Akademikë dhe Trajnim i Përgjithshëm | Vetëm 1 version |
Kohëzgjatja: | 2 orë e 45 minuta | Rreth 4 orë |
Testi në disiplinën e të folurit: | Testim i drejtëpërdrejtë me intervistuesin | Version i kompjuterizuar |
Llogaritja e rezultatit: | 0-9 pikë | 120 pikë |
✻ Formati:
Një pikë shumë e rëndësishme e dallimit ndërmjet IELTS dhe TOEFL është se IELTS është ndarë sipas qëllimit të kandidatit. Testimi IELTS kryhet në dy versione – IELTS Akademik dhe IELTS Trajnimi i Përgjithshëm.
Përderisa ata që duan të ndjekin universitetin ose masterin apo të punesohen me një organizatë profesionale mund të japin testin akademik, testi i përgjithshëm i trajnimit jepet nga ata që duan te emigrojne per punësim në një vend që flet anglisht.Këto versione të personalizuara e bëjnë më të lehtë për kandidatët, pasi përgjithësisht vërehet se versioni i testit të përgjithshëm është më i lehtë në krahasim me formatin akademik. Në rastin e TOEFL, kandidatëve u kërkohet të japin të njëjtin test pa marrë parasysh qëllimin e tyre.
Me stafin profesionist të Britanika, cdo gjë është më e thjeshtë! Hidhini një sy ofertave tona këtu dhe ju presim të bëni nje orë mësimore FALAS , ku do të njiheni me programin dhe mësuesin tonë. Na kotaktoni 🙂