Albanian   |   English
Britanika Metodologjia Kurset Mesueset Pershtypjet Regjistrohu Integral Lajmet Kontaktet   
Lajmet
Visit our website: integral.al
5 arsye pse duhet te zgjidhni Britaniken

Britanika eshte e vetmja shkolle gjuhe ne Shqiperi qe ofron mesimdhenien nepermjet metodes CLIL. CLIL eshte nje metode Britanike e cila perkon ne qasjen me te re te BE per mesimin dhe njehsimin e gjuheve te huaja. 
Arsyet pse duhet te zgjidhni te studioni gjuhe te huaja ne Britanika jane te shumta.
Ketu gjeni 5 arsyet me kryesore:​

                      1.  Metoda CLIL
                      2.  Mesues profesionale te huaj e vendas
                      3.  Metodogjia me e fundit e aplikuar nga BE
                      4.  Kurse per te gjitha grupmoshat
                      5.  Ambjent miqesor dhe i pershtatshem
20% ulje per cdo kurs te ri ne BRITANIKA

Per cdo kurs te ri qe do te filloni ne BRITANIKA do te perfitoni 20% ulje nese regjitroheni brenda muajit Shtator. 

            Kjo oferte aplikohet per te gjitha gjuhet e huaja ne te gjitha nivelet e pergjithshme. 
            Ndersa per provimet nderkombetare do te ofrohet baza materiale falas nga qendra. 

            Ju mirepresim nje vizite ne zyrat tona!

TOEFL, TOEIC, IELTS, SAT

Se bashku me fillimin e vitit te ri shkollor ne Britanika fillojne edhe grupet e reja per pregatitjen e provimeve nderkombetare. Shtatori shenon fillimin e kurseve pergatitore per TOEFL, TOEIC, IELTS, SAT etj, me Pedagoge vendas e te huaj si edhe me metodat me bashkekohore ne treg. Tek ne studentet kane arritur piket maksimale dhe shume prej tyre sot studiojne ne kolegje dhe universitete te huaja. Ju ftojme te na vizitoni dhe gjithashtu te perfitoni ofertat e reja.
Gjuhe Spanjolle me Pedagoge Spanjolle

Te Britanika, shkolla e gjuheve, ju mund te mesoni gjuhen Spanjolle ne te gjitha nivelet perkatese si edhe te pergatiteni per mbrojten e provimit DELE me Pedagoge te huaj ose vendas. Do te keni gjithashtu metodat me bashkekohore per mesimin e gjuhes.

Ne ju ofrojme ate qe ju po kerkoni.

Zgjedhja eshte e juaja! 
Ja si te shkruajme mire gjuhen Angleze: Zhargoni, fjali te shkurtra por edhe me teper…


Ja si te shkruajme mire gjuhen Angleze: Zhargoni, fjali te shkurtra por edhe me teper…

Shumica e guidave flasin per drejteshkrimin, n’a keshillojne se si te shkruajme paster, letraren, e duke shmangur zhargonin. Por po te hyjme ne detaje se cfare ne te vertete ndikon, eshte akoma edhe me intriguese. Ne cfare konsiston drejteshkrimi letrar? Keni nevoje per nje fjalor etimologjik qe t’ju ndihmoje te shkruani qarte?
Kur flasim per zhargon, behet akoma edhe me e veshtire. Ka nje vije lineare midis shkurtimeve qe shmangin perseritjen ose te nje termi teknik i cili me se miri pershtat nevojat tuaja. Autori komik, Randall Munroe, krijoi nje mekanizem i cili nenvizon cdo fjale qe nuk perdoret ne listen e 1000 fjaleve me shume te perdorura ne Gjuhen Angleze. Nese ne rishkruajme dy paragrafet e pare te ketij artikulli me qellim qe te gjithe ata te jene midis 1000 fjaleve me shume te perdorura, ne arrijme ne rezultatin e meposhtem:
“Shume njerez ju tregojne se si te shkruani mire dhe qarte e te shmangni fjalet qe njerezit i perdorin vetem ne ato raste kur ju duhen per punet e tyre.
Por te qartesosh tamam se si ta besh ate mund te behet edhe me e veshtire. Nga se perbehet shkrimi standard? A respektohen grupimet e fjaleve nga pika? A eshte e nevojshme te keni nje liber qe tregon prejardhjen e fjaleve dhe me pas perdorimin standard te tyre ?
Eshte mire qe keto gjera te konsiderohen, por une nuk mendoj se ndonje prej jush do te vinte ne diskutim paragrafin e mesiperm. Me poshte gjejme disa keshilla vepruese per shkrimin e gjuhes se drejtperdrejte, te qarte dhe te lehte per tu kuptuar. 

1. Mendoni per audiencen.

Le te mendojme pak per disa keshilla klasike; se si te perdorim fjalet me origjine Anglo-Saksone ne peputhje me fjalet qe vijne nga Frengjishtja apo Latinishtja (apo edhe me teper, per ndonje nga 100 gjuhet nga te cilat Anglishtja ka huazuar fjale. Keshtu qe mbase eshte keshilluar se eshte me e thjeshte ti pyesesh njerezit ne Anglisht “fill in a form” se sa ti thuash “complete a form”. Fjala “fill in” ka prejardhjen nga Anglo-Saksonet ndersa  fjala “complete” vjen nga Latinishtja dhe Frengjishtja e Mesjetes dhe sigurisht eshte me e komplikuar. Kjo eshte nje keshille qe vlen nese ju shkruani per nje audience te njerezve qe e kane Anglishten si gjuhe te pare. Por cfare ndodh nese nuk jeni ? Dukshem, ka me shume foles jo Angleze sesa foles Angleze vendas, keshtu qe me shume gjasa ju shkruani per nje audience te folesve jo Angleze dhe jo shume per ata qe e kane Anglishten gjuhen meme.
Pra, fjala “fill in” eshte shembulli i nje shrehje foljore ose “phrasal verb”, qe jane nje nga pjeset me te pakendshme kur ne mesojme gramatiken e gjuhes Angleze. Por, per ata te cilet ne gjuhen meme nuk i perdorin foljet dhe parafjalet e kane me natyrshem dhe te thjeshte qe ne vend te fjales “fill in” te vendosin fjalen “complete”.
Sa here qe ju perpiqeni te shkruani paster, me siguri e mendoni se cfare nenkuptojme me “shkrim te paster”? Katie Hopkins, gazetare e gazetes “The Sun” ne Britani, e cila njihet gjithashtu edhe per ballafaqimet me polemikat, shume shpejt do ta qartesoje kete ceshtje.


2. Nuk eshte gjithmone me vend qe te perdorim fjale te pakta apo te shkurtra.

Psh, le te krahasojme tre menu restoranti:
Hamburgeri me djathe; Eshte panine me nje fete djathe, sallate, domate etj.
Pra ne cfaredo lloj restoranti te shkoni ju e dini se cfare prisni te keni brenda ketij sanduici.
Pra edhe po mos te zoteroni mire gjuhen ne disa gjera mund te kuptoheni si psh; fjala briosh, cedar, etj. Ne nje fare menyre e dini se cfare prisni te keni ne pjate. Vec kesaj eshte edhe pak me e lire se te tjerat gjithashtu.


3. Fjalite e shkurtra jane te vlefshme deri ne nje pike

Krahas fjaleve te shkurtra, po per fjalite si i behet? Perdorimi i fjalive te shkurtra eshte nje keshille klasike per te bere shkrimin tuaj edhe me te qarte – dicka qe ben sens nese ju filloni me keto si me poshte:
Pasi keni pare Richard e II, kryevepra e Shekspirit per mbretin Henri, i cili me vone shfaqet ne vazhdim si Henri i I. Elizabeta e I ishte e tmerruar pasi ne ate kohe ajo i frikesohej sigurise se frontit dhe keshtu e shihte veten si Ricard I.
 
Por a do te jete vertete nje permiresim…
Richardi i II i Shekspirit eshte nje kryeveper. Ka te beje me Richard-in e II te uzurpuar nga Henry Bolingbroke. Bolingbroke shfaqet ne sekuencen e Richard-it te II. Ne ate pjese ai eshte Henry i IV. Elizabeta I u tmerrua kur pa Richardin II. Ajo u frikesua per vdekje per frontin e saj ato kohe. Kur ajo pa Richard iu kujtuan tmerret e saj.
Sipas burimeve bashkekohore, ajo e pa performancen e pjeses si nje kercenim te koduar ndaj saj. Me siguri ky duhet te kishte qene qellimi.
Teksa fjalite shume te shkurtra e bejne shkrimin e qarte ne rreshtin e pare apo te dyte, pas kesaj behet me edhe me e veshtire per t’u perqendruar – dhe nese lexuesi nuk perqendrohet ne ate cfare ju po thoni atehere veshtire te kuptoheni.


4. Klishete jane stenografi te bisedave.

Orwell keshillon se nje autor i mire “nuk duhet te perdore kurre nje metafore, nje buzeqeshje apo nje tjeter figure letrare te cilen ju e shikoni te printuar. “ Nese doni te dukeni nje autor original dhe me jete, kjo do te ishte nje keshille e mire”. Te qenit original dhe i qarte jo gjithmone shkojne bashke – ne fakt, me shpesh se sa ata qe jane e kunderta. Hapja e Finnegans Wake (“rrjedha e lumit, pas Eves dhe Adamit, qe nga shmangia e bregut te lumit deri tek skaji i gjirit, na kthen pas ne nje rreth vicioz riqarkullimi te Howth Castle dhe Environs”) qe jane teper original.
Mendoni per disa klishe. Jane disa qe Orwell ka listuar, si; – themra e Akilit, pocja e shkrire, test acid – por ju mund te kerkoni per dicka akoma me evokative si psh shprehja ne Anglisht “cutting off your nose to spite your face”. Keto shpreheje mund te mos tingellojne bukur, por nese ju i dini ato dhe shumica e njerezve jane te familjarizuar me Anglishten, atehere ato jane shume te qarta.
Nese ju po shkruani per nje audience e cila do ti njohe klishete qe ju po perdorni, atehere ky eshte synimi juaj, pa diskutim do te jene klishe te cilat jane te kuptueshme. Metaforat sportive jane teper te kritikuara por ato jane ende te perdorshme.


5. Zhargoni ze vendin e vet.

Eshte teper irrituese te perdoresh zhargonin teknik per nje audience jo teknike. Nese shkruani per argetim, ndonjehere mund te jete zbavitese te perfshish nje fjale apo dy per te cilat ju mendoni qe lexuesi i drejtohet fjalorit. Por nese ju synoni qartesine atehere perdorimi i zhargonit te papershtatshem vetem transferon perpjektjet nga ju tek lexuesi.
Psh, ju mund te thoni “ kjo kopje duhet te rishkruhet, keshtu qe ajo ka nje CTA me te forte” – por nese lexuesi juaj nuk ka njohuri te zhargonit te marketingut, ata duhet te nxjerrin ne pah se cfare nenkuptojne me fjalen “kopje” (ku perkufizimi qe ju keni nenkuptuar mund te jete i katerti ose i pesti ne liste). Pra ne kete rast, shkurtimi “CTA” nuk do te thote “central travel area” por ne te vertete do te thote “call to action”.
Gjithashtu mbani mend se ne disa raste zhargoni eshte per nje audience jo-teknike i cili pritet te jete i kuptueshem. Nese ato jane kaq te qarta, ne te vertete te gjithe pak a shume do t’a kuptojne se cfare do te thote fjala “cookie”, “hotspot” apo “gif”. Dhe madje edhe shpjegimet e tyre do te jene shume here me te thjeshta ne fjalor. “Ju duhet te lejoni qe disa te dhena te ruhen ne kompjuterin tuaj per me vone”. Psh, fjala “POTUS”, “deficit” apo “landslide”, ne pergjithesi perdoren pa pasur nevoje per nje shpjegim.
Por kjo nuk do te thote se i gjithe zhargoni eshte i pelqyeshem. Nje raport i cituar gjeresisht nga zyra qeveritare e te drejtave te barabarta, vijon si me poshte:
Gjykimi kryesor cituar ne kete raport eshte se hartimi i politikave publike dhe ofrimit qendrojne per te fituar një pjese të madhe te provave te akumuluara në lidhje me menyren se si njerëzit i bejne zgjedhjet e tyre. Por, sa i perket informimit sakte e te dobishem, keto here jane edhe here nuk jane. Por, nese supozojme se njerezit ndjekin stimuj arsyetimi te pa devijueshem, ne te vertete kjo eshte nje gje jo reale dhe e papergjegjshme.
 “Prandaj, kjo ka kuptim per te sensibilizuar hartimin e politikave tona qe te marrin ne konsiderate edhe kete njohuri”.
A keni ndonje keshille se si te shkruajme qarte dhe paster?

Mirepresim komentet tuaja!

Provimi SAT


Ne pranveren e 2016 provimi SAT erdhi me nje ristrukturim ne formatin e tij. Te Britanika ju gjeni pergatitjen te cilen po kerkoni. Gjuhe Angleze dhe Matematike ne gjuhen Angleze me mesuesit me te mire ne Shqiperi. Tek ne gjeni metodat me bashkekohore nga "the College Board" dhe mesues te huaj gjithashtu. 

10 gjerat qe duhet te dini per mesimin e nje gjuhe te huaj

1. Te jemi realiste ndaj qellimeve te synuara.
Keni vendosur te mesoni nje gjuhe tjeter? Edhe cfare pastaj? Ne bisedat e zhvilluara se fundmi keshilla ka qene te pyesim veten tone: Cfare deshiron te arrish me kete dhe kur ? Donavan Whyte, Zv. Presidenti i sipermermarrjes dhe arsimit ne Rosetta Stone thote: “Te mesuarit e nje gjuhe është më mirë kur ke thyer qëllimet e menaxhueshme të cilat janë të arritshme për disa muaj. Kjo është më shumë motivuese dhe reale. "
Nga ana tjeter Z. Phil McGowan, drejtor i Verbmaps, rekomandon qe keto qellime te behen me te prekshme dhe specifike. Pse te mos i veme vetes nje qellim e te lexojme nje artikull gazete ne gjuhen e synuar pa kerkuar asnje fjale ne fjalor ?
 
2. T’i kujtojme vetes se pse po mesojme nje gjuhe.
Mund edhe te tingelloje cuditshem por te dish pse po meson nje gjuhe tjeter eshte shume e rendesishme. Alex Rawlings, mesues gjuhe, qe tani eshte duke mesuar gjuhen e trembedhjete thote: “Motivimi eshte gjeja e pare me te cilin nisim e vecanerisht ne ata studente qe mesojne autodidakt”. Qe te mbahet ky ritem ai sugjeron te shenohen 10 arsye se pse ju po mesoni nje gjuhe dhe i meshoni asaj qe nga pikenisja.
 
3. Perqendrohuni vetem ne ate qe deshironi te mesoni.
Shpesh diskutimet se si mesohet nje gjuhe kthehen ne debate rreth te ashtuquajtures menyre tradicionale apo perqasje teknologjike. Per Aaron Ralby, drejtor i Linguistikes, ky debat humb thelbin: “ Pyetja nuk ka te beje shume me te mesuarit online apo offline, me liber apo teknologji. Ceshtja konsiston me teper se si ne duhet te mbledhim elementet kryesore, ti paraqesim ato ne menyre me miqesore dhe te mundesojme qe studentet ti kuptojne keto elemente. Se fundmi, ai thekson “ te mesuarit eshte me shume brenda se sa jashte jush e nuk ka rendesi nese perballe keni nje kompjuter, nje liber apo mesues.”

4. Lexoni per kenaqesine tuaj.
Shume nga personat ne panel ishin te mendimit se leximi jo vetem qe te zhvillon por edhe te meson nje ekperience te re. Alex Rawlings shpjegon se te lexosh per kenaqesi te paraqet te gjitha llojet e fjalorit te cilat nuk i hasni ne jeten e perditshme. Libri i pare qe mbaroni se lexuari ne nje gjuhe te huaj, eshte nje arritje monumentale dhe ju do ta kujtoni gjate ne memorjen tuaj.

5. Mesimi i fjalorit ne kontekst.
Memorizimi i listave te pafundme te fjalorit mund te jete sfidues, pa dashur te permendim ketu edhe fjalen e merzitshme. Ed Cooke, bashkethemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Memrise, mendon se shoqerimi i fjaleve eshte celesi i te mesuarit fjalet e reja. Nje menyre mjaft e mire e te mesuarit te fjalorit eshte qe ju te siguroheni se gjerat qe po mesoni vijne nga situata te perditshme, ose dicka qe ju keni pasur si experience ne menyre qe pasurimi i fjalorit te jete sa me afer gjuhes aktuale.

6. Le te anashkalojme mitet - mosha eshte thjesht nje numer.
Ti je nje i rritur qe zoteron vetem nje gjuhe: te ka humbur varka e gjuheve ? Ralby thote “celesi i nje gjuhe eshte me i veshtire se sa nje i rritur”. Te rriturit dhe femijet mund te mesojne ne menyra te ndryshme por kjo nuk ju pengon juve per te mesuar nje gjuhe tjeter. “Gjuhet jane njekohesisht organike dhe sistematike. Ne femijeri ne mesojme gjuhet ne menyre organike dhe si te rritur ne i mesojme ato ne menyre sistematike.”
 
7. Bej nje perseritje te gjuhes amtare.
 Te flasesh gjuhen meme mund te jete nje natyre e dyte, por kjo nuk do te thote se ju e zoteroni ate ne menyre perfekte. Kerstin Hammes, redaktor i Blogut “Fluent Language” mendon se nuk mund te perparohet shume ne nje gjuhe te dyte pa kuptuar mire gjuhen meme. Ai shprehimisht thote: “Mendoj se te kuptuarit te gjuhes meme dhe se si vihet ne funksion eshte me e rendesishme perpara se te ekspozohet vetja me shprehje te huaja.  
 
8. Mos e nenvleresoni rendesine e perkthimit.
Perqasje te ndryshme mund te jene te dobishme ne hapa te ndryshem te procesit mesimor. Rebecca Braun, lektore e studimeve Gjermane ne Universitetin Lancastar thote; pasi njeriu ka arritur nje nivel te larte te mesuarit te gjuhes dhe le ta quajme ate nje arritje perfekte ka nje tendence qe te perjetoje edhe nje ulje ne kete nivel. Ajo pohon se “ Perkthimi” eshte nje ushtrim shume i rendesishem dhe ju ndihmon te mbikaloni ate pllaje qe do te hasni si nxenes te gjuhes… Ushtrimet e perkthimit nuk ju lejojne te perifrazoni dhe te detyroni nxenesin per ne nivelin tjeter.
 
 
9. Behuni te vetedijshem per rrjedhshmerine e gjuhes.
Shume nga te ftuarit tane ne panel ishin kaotike per sa i perket fjales rrjedhshmeri. Hammes  diskuton se jo vetem qe eshte e veshtire te perkufizosh fjalen rrejedhshmeri te gjuhes por si qellim per t’a arritur  ate eshte teper sfidues dhe me i madh se sa duket. Te mesuarit te nje gjuhe nuk mbaron kurre sepse eshte njekohesisht edhe te mesuarit te nje culture tjeter, te mesuarit te nje rritje personale dhe zhvillimit pa limit. Une mendoj se vetem ketu nxenesit gabohen.
 
10. Shkoni aty ku gjuha flitet.
Mund te mos duket nje zgjidhje per kedo por Braun na rikujton se “nese tregohemi serioz ne mesimin e nje gjuhe dhe marrim prej saj nje kenaqesi te drejtperdrejte atehere duhet te shkojme aty ku gjuha flitet”. Udhetimet dhe te jetuarit jashte e kompletojne te mesuarit ne klase: “librat dhe tabelat e foljeve mund te jene menyra me e lehte per t’ju siguaruar ju ekspozimin ndaj gjuhes ne shtepi, por kur ju udhetoni jashte krahas saj gjeni edhe kulturen e vendit ne te cilin kjo gjuhe flitet”.
Kurs veror per femije

Ne hapat e nje gjuhe globale. Keni menduar se ku do te mesoje Anglisht femija juaj kete vere? Tek ne do te gjeni kushtet me bashkekohore per mesimin e femijeve tuaj!
Programi permban: Anglisht me metoda bashkekohore ku perfshihet zhvillimi i mendimit kritik gjate mesimit. Ata do te mesojne Anglisht te kombinuar me; pikture, art, lojra, filma dhe kenge ne gjuhen Angleze. Ambiente te pershtatshme, siguri dhe staf i kualifikuar. 

Zbuloni ofertat me te reja verore te BRITANIKA!
Gjuhe Angleze, niveli B1-B2

Fillon kursi i gjuhes Angleze niveli B1 diten e enjte me date 17/03/2016. Pjesemarrja 4-5 persona. Ndersa kursi i gjuhes Angleze niveli B2 me date 23/03/2016.

Ju ftojme te jeni pjese.

Grupi i gjuhes angleze, niveli C1


Grupi i gjuhes angleze, niveli C1, fillon se shpejti ne Britanika.

            - Pjesemarrja: 4 - 5 persona
            - Orari: 17:00
            - Kohezgjatja 90 min / 3 here ne jave.
            - Oferta: Baza materiale falas.
            - Me Pedagoge te kualifikuar dhe metoda bashkekohore.

Ju ftojme te beheni pjese!

Provimi TOEFL

Ne Britanika fillojne grupet e reja per pregatitjen e provimit TOEFL. Me pedagoge te kualifikuar dhe me metodat me bashkekohore. Tek ne studentet kane arritur piket maksimale ne TOEFL.

Ju ftojme te jeni pjese!

Pregatitjet e provimit SAT


SAT eshte nje provim nderkombetar i cili konsiston ne lenden e gjuhes Angleze dhe te Matematikes gjithashtu.
Tek ne perfitoni me te miren per sa i perket teknikave te provimit.
Grupet e reja hapen se shpejti.

PANAIRI I EDUKIMIT JASHTË SHQIPËRISË
 
WORLD EDUCATION FAIR

Në datat 04 - 05 Mars në Hotel Rogner, Tiranë do të zhvillohet panairi i pestë “Edukimi Jashtë Shqipërisë” Shkolla të mesme, universitete dhe kampe verore nga Europa dhe SHBA do të jenë të pranishme në këtë eveniment. Panairi organizohet nga Integral Educational Programs në
 
Hotel Rogner, Tiranë
 
04 Mars 2016 ora 11:00 - 19:00
05 Mars 2016 ora 11:00 - 16:00
 
Dhe për herë të dytë në datën 07 Mars në Hotel Sirius Prishtinë “PANAIRI I EDUKIMIT JASHTË VËNDIT”.
 
Hotel Sirius, Prishtinë
 
07 Mars 2016 ora 11:00 - 18:00
 
Gjatë këtij evenimenti ju do të keni mundësinë të takoheni me përfaqësuesit e institucioneve arsimore nga Europa dhe SHBA si dhe kolegje që merren me përgatitjen në universitetet prestigjoze jashtë Shqipërisë. Ju dhe fëmijet tuaj do të keni mundësinë të flisni personalisht me perfaqësuesit dhe të merrni informacionet e detajuara për programet, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, aktivitetet kulturore jashtë programit dhe mundësi për zhvillimin individual të fëmijëve. Në dispozicionin tuaj do të jetë, për çdo institucion, një përkthyes anglisht-shqip.
Për të rezervuar pjesmarrjen tuaj në panair ju mund te rregjistroheni paraprakisht këtu.
 
Hyrja në panair është falas.

Rregjistrimet e para perfitojne 5 % ulje


Në Integral kanë filluar rregjistrimet për kampet verore për verën që po vjen.
Dhe këtë vit Integral vjen përsëri me një ulje për rregjistrimet e para early bird discount” me 5% nga vlerat e  shënuara në katalogun e ri për kampet verore Shkurt 2015.
Oferta është e vlefshme deri në 10 Prill 2015 dhe pagesa duhet mbyllur brenda 15 Maj 2015.
Nëse planifikoni për të dërguar fëmijën tuaj në një kamp veror kjo ulje është një mundësi e mirë për ti shtuar dicka tjetër udhëtimit të fëmijës suaj.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni zyrën tonë.

 

Integral prezanton oferten ne grupe per shkollat verore ne Britani


Gjatë verës së nxehtë Integral ju fton të dergoni fëmijen tuaj në një kamp veror në UK aty ata mesojnë gjuhën angleze dhe argëtohen.
Për këtë vit ne ju prezantojmë me ofertën për grupet si më poshtë:


            - Mosha: 12-17
            - Data e fillimit/ mbarimit:
            - 12 Korrik- 26 Korrik
            - Grupi: 10-15 nxënës
 
Rreth shkollës
Shkolla e verës Uxbridge ndodhet ne Universitetin Brunel në Londrën Perëndimore. Ajo është në një distancë shumë të afërt me Metron e Uxbridge-it. Ky qytet në vetvete ka një sërë facilitetesh si qëndra tregëtare, restorante dhe vende për zbavitje dhe argëtim.

Programi
Një javë në shkollën Uxbridge do të ndahet midis 15 orësh mësimi si dhe aktivitete në kampus, ekskursione dhe udhëtime të tjera.

Aktivitete
Kur nxënësit nuk janë në mësim  ose në ekskursione ata marrin pjesë në aktivitete të ndryshme rreth e rrothull qëndrës Uxbridge, aktivitete si: sporte (futboll, volejboll, aerobi, kriket, baseball) jo sportive (aktivitete aktrimi, show) vizita në qëndra tregëtare the Chimes dhe Pavilion, aktivitete në mbrëmje si diskotekë, karaoke etj.

Për të gjithë personat që do të rregjistrohen në të gjitha ofertat e tjera të Integral, do të aplikohet një ulje prej 5% deri ne 10 Prill 2015; zbritja do të bëhet nga cmimet e vendosura në katalogun e ri Shkurt 2015.

Anglisht për Femijë

Kanë filluar regjistrimet për kursin e gjuhës Angleze për fëmijë niveli A2.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të na kontaktojnë në numrin e tel: 042252065 ose të na shkruajnë në inbox. 

Britanika mënyra më e mirë për të mësuar gjuhët e huaja.

Sherbimet tona:


Shkolla po fillon dhe Britanika ju ofron mundësinë më të mirë për mësimin dhe përvetsimin e gjuhëve të huaja dhe jo vetem:

            - Anglisht
            - Italisht
            - Gjermanisht
            - Frëngjisht
            - Spanjisht
            - Turqisht
            - Albanian for Foreigners (Shqip për të huaj)
            - Kurse Kompjuteri
            - Pergatitje per A-LEVEL dhe IB
            - Pergatitje per ; IELTS, TOEFL, TOEIC, SAT, MICHIGAN, GRE, GMAT, IGCSE, etj.

Metoda e mësimdhënies, stafi i kualifikuar dhe argëtimi gjatë mësimnxënies janë çelësi i suksesit tonë.
Britanika aplikon metodën CLIL ç’ka e bën mësimin më të lehtë dhe argëtues.

Ne nuk harrojmë edhe dhuratat për këtë verë!
Për të gjitha regjistrimet gjatë periudhës Qershor - Gusht 2016 do të aplikohët 30% ulje!

Ejani dhe na vizitoni ne zyrat tona cdo te hene - premte ora 9:00 -18:00.

Nxitoni, koha është tani!!!

Last Minute Bookings per kampet verore jashte vendit!

Jeni akoma duke menduar per nje kamp veror per femijen tuaj?

Keni edhe nje mundesi te fundit ne destinacione si: Anglia, Gjermania, Zvicra, Italia, Franca, Belgjika, Malta dhe Spanja.
Kampi veror eshte nje mundesi shume e mire per femijet si per argetim ashtu edhe per mesimin e nje gjuhe te huaj.

JU MIREPRESIM!

Ejani te INTEGRAL dhe Britanika per detaje te metejshme ose telefononi ne: +355694040601/ +35542252065

Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë, 04 - 05 Mars 2016

Në datat 04 - 05 Mars në Hotel Rogner Europapark, Tiranë do të zhvillohet panairi i katërt "Edukimi Jashtë Shqipërisë". Shkolla të mesme, Universitete dhe kampe verore nga Europa dhe SHBA do të prezantohen në ketë eveniment. Panairi organizohet nga Integral Educational Programs.

            - Takohuni me përfaqësues të institucioneve arsimore nga Europa

            - Njihuni me kolegje, të cilat ofrojnë programe parapërgatitore për
              universitetet më prestigjoze në mbarë botën

            - Flisni personalisht me personelin dhe merrni informacione të detajuara
              për programet, dokumentacionin për aplikim, aktivitetet jashtë programit dhe
              mundesitë për zhvillimin individual të fëmijëve


HOTEL ROGNER:
04 Mars, ora 11:00 - 19:00
05 Mars, ora 11:00 - 16:00

Regjistrohu tani në: www.integral.al

HYRJA FALAS

American College of Thessaloniki ne zyren e Integral


Diten e Merkure 11 Dhjetor 2013 nje perfaqesues nga American College of Thessaloniki do te jete I ftuar ne zyren e Integral-it. Z. Tarek Kouatly, Drejtor ne Sektorin e Pranimeve ne universitet do te jete i pranishem per te bere nje prezantim te shkolles dhe per t’ju pergjigjur pyetjeve ne lidhje me mundesite e shumta qe kjo shkolle ofron pa u larguar shume nga shtepia.
Kolegji Amerikan i Selanikut eshte nje ndarje e Anatolia College qe daton nga viti 1886 dhe mbart nje histori te gjate ne fushen e arsimit.
ACT eshte nje institucion arsimor jo-fitimprurese dhe eshte i akredituar nga NEASC, Shoqata e New England e Shkollave dhe Kolegjeve permes Komisionit te saj ne Institucionet e Arsimit te Larte. ACT gjithashtu ka vlefshmerine e programeve te BE-se.

Kurrikula e kesaj shkolla ofron programet Bachelor ne Business, Business and Computing, Marredhenie Nderkombetare dhe Anglisht.

Per me teper, shkolla ofron Master ne Administrim Biznesi (MBA) me profilet Banka & Financa, Ndermarrje, Menaxhim dhe Marketing.

ACT gjithashtu ofron bursa  dhe program te ndihmes financiare bazuar ne merita.
 
Nese jeni te interesuar per informacione me te detajuara mos hezitoni te na kontaktoni.

 

Te Apasionuar pas Letersise Britanike 2013

Nga Britania e Madhe ky artist vjen ne kete ekspozite me disa nga librat me karakter artistik dhe ne dizajn dhe do te jene me te prekshem se asnjehere me pare per publikun shqiptar duke krijuar ndikim te konsiderueshem dhe frymezim per autoret e librit por njekohesisht edhe interes per publikun e gjere.
Ekspozita eshte sponsorizuar nga Universiteti i Northampton, ne Britanine e Madhe, British Council ne Shqiperi dhe Ambasada Britanike ne Tirane. Kjo ekspozite eshte ideuar nga Paul Middleton, Dekan i Shkolles se Arteve dhe Carolyn Puzzovio, grafik dizajner / tipografike dhe lektore. Shembuj inovative te librave britanike te cilet jane zgjedhur per ekspoziten demonstrojne shumëllojshmerine dhe gamen e përcaktimit të vete “librit” si fjale. Kjo zone kreative eshte nje terren ideal per artistet, punetoret, grate dhe dizajnerat c’ka perben nje force te gjalle dhe dinamike ne Mbreterine e Bashkuar.
Ekspozita do te jete pjese e Panairit Nderkombetar te Librit ne Pallatin e Kongreseve, Bulevardi Deshmoret e Kombit, Tirane, Albania ne datat 13-17 Nentor 2013.

Hapja e Ekspozites do te zhvillohet ne oren 10:00 me 13 Nentor.
Konferenca per shtyp “Te apasionuar pas letersise britanike 2013” do te mbahet ne oren 12 ne mesdite ne daten 14 Nentor.

Vizita e Kate Walewska / Regional Manager / University of Ulster

Kate Walewska, Regional Manager nga University of Ulster do te jete e pranishme ne Shqiperi dhe ne zyrat e Integral Educational Programs ne datat 21 dhe 22 Tetor. Kate do te jete e ftuar ne disa nga shkollat me prestigjoze Tiranes ku do te zhvillohet edhe workshopi “Mundesite e studimit ne Angli”.

Te gjithe te interesuarit per me teper informacione mbi mundesite qe ofron University of Ulster per studentet shqiptar jane te lutur te na kontaktojne nepermjet e-mail apo ne numrat tane te kontaktit.

Jeni te mirepritur!

Regjistrimet Filluan!!!

Britanika hap dyert e saj per vitin e ri shkollor me ulje dhe oferta.

Per kete fillim viti te ri shkollor organizohen kurse te gjuheve te huaja ne :
ANGLISHT, ITALISHT, GJERMANISHT, FRENGJISHT, SPANJISHT, SHQIP per te huajt.

Te gjitha mesimet zhvillohen me metoden CLIL nje nga metodat me te mira ne mesimdhenien per gjuhet e huaja.

Mund te telefononi ne numrat e qendresper te marre me teper informacion. +355694040601/ +35542252065!!
Kontaktet

Rr. Abdyl Frashëri, Pall 9,
Shkalla 1, Kati 3, Ap. 5
Tirana - Albania


Tel: +355 422 52 065 / +355 66 40 40 701
Skype: integral.albania
Facebook: Britanika-Integral

Pallati i Librit Universitar në ish-bllok, hyrja në krah të Kolonat (fast food), kati 3.
+ read more
v.2.0 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab