Blog
Përse duhet të mësojmë anglisht?
- 11 March, 2019
- Posted by: anisa
- Category: Teachers Advice

Nëse po mendoni të zgjidhni një gjuhë të huaj për të studiuar në shkollë ose dëshironi të mësoni një gjuhë të re në kohën tuaj të lirë, ne jemi të bindur që folësit e gjuhës angleze anë e mbanë botës do të na bashkohen në dhënien e këshillave të mëposhtme: nëse duhet të zgjidhni një gjuhë shtesë për të mësuar gjatë viteve të shkollës, studioni gjuhën angleze. Pse? Le të rendisim arsyet:
✣ Anglishtja është një nga gjuhët më të folura gjerësisht në botë
Edhe pse vjen në vendin e dytë pas dialektit kinez Mandarin për arsye të numrit më të lartë të popullsisë, anglishtja është gjuha që përdoret më gjerësisht, sepse flitet në më shumë vende se çdo gjuhë tjetër. Kjo do të thotë që anglishtja është gjuha që do t’ju shërbejë më së shumti në të ardhmen tuaj ; përpos faktit se sfidat intelektuale të cilat ndërmerrni mund tu shtyjnë drejt gjuhëve të tjera, gjuha angleze është ajo që do tu japë më shumë përfitime.
✣ Anglishtja do të krijojë më shumë mundësi për ju
Të jesh në gjendje të flasësh në gjuhën angleze të lejon të komunikosh në mënyrë efikase në shumë shtete dhe kjo krijon shumë mundësi për ju në aspektin e vendeve ku mund të zgjidhni të kërkoni punë apo studim – për të mos përmendur udhëtimin si turist. Ju nuk keni pse shqetesoheni se mund të humbisni kur shkoni në një vend që flet anglisht, pasi do të keni mundësi të kërkoni informacione dhe të merrni paketat e vizitave të organizuara, të porosisni ushqim dhe të bisedoni me banorët vendas pa qënë aspak gjuha e huaj burim stresi.
✣ Anglishtja do t’ju bëjë më të dëshirueshëm për punëdhënësit
Të folurit rrjedhshëm në një gjuhë të dytë tregon qartë një tru brilant dhe pasqyron dikë që ka investuar në sasi të madhe kohore, burime dhe angazhim të nevojshëm për të zotëruar një gjuhë tjetër. Por ndërkohë që dygjuhësia është mbresëlënëse, pavarësisht nga kombinimi i gjuhëve që flisni, shtimi i anglishtes në CV tuaj do të jetë veçanërisht e dobishme. Jo vetëm që është një gjuhë tepër komplekse , fakt që tregon aftësinë tuaj për ta zotëruar atë, por siç e kemi parë, është gjithashtu një gjuhë tepër e dobishme për të mësuar, sepse shumë vende e flasin. Ju do të jeni në një pozicion shumë të favorshëm kur të aplikoni për punë jashtë shtetit nëse keni një nivel të mirë të rrjedhshmërisë në gjuhën angleze.
✣ Anglishtja ju jep mundesine te pranoheni në disa nga universitetet më të mira të botës
Anglishtja konsiderohet gjerësisht si gjuhë e arsimit të lartë. Oxford, Kembrixh, Harvard dhe MIT janë vetëm disa nga universitetet e famshme që zënë vendet e para të tabelave të ligës së arsimit botëror dhe ju duhet të flisni anglisht rrjedhshëm për pranim në ndonjë nga këto universitete, duke qene se janë të gjitha anglishtfolëse. Është e qartë se në qoftë se jeni në gjendje të studioni në një nga këto institucione, do të filloni karrierën tuaj me një emër të shquar në CV tuaj – dhe përfitimet do të jenë të prekshme.
✣ Anglishtja ju lejon të fitoni më shumë kulturë popullore
Filmat më të mëdhenj në botë janë bërë në Hollywood, dhe nuk eshte e nevojshme ta themi por, ato janë bërë në gjuhën angleze. Sa herë keni qenë për të parë një film hit amerikan dhe jeni irrituar duke ndjekur titrat me ritme të shpejta? Dhe sa herë keni degjuar një këngë pop të preferuar, por nuk keni qenë në gjendje të këndoni, sepse është në anglisht dhe nuk i dini fjalët? Ka një zgjidhje … Thuajini pergjithmone mirupafshim titrave të bezdisshme dhe shijoni më shumë nga muzika që pëlqeni duke mësuar gjuhën angleze.
✣ Gjuha angleze ju jep një qasje më të gjerë në njohuri
A e dini se 55% e faqeve në internet janë shkruar në gjuhën angleze? Kjo e redukton krejtësisht përdorimin e cdo gjuhe tjetër. Njohja e gjuhës angleze ju lejon të përdorni më shumë burime të botës intelektuale.
A ju kemi bindur tashme? Nëse jeni frymëzuar për të mësuar gjuhën angleze, merrni parasysh regjistrimin në një nga kurset tona te gjuhëve të huaja dhe zhvilloni aftësitë tuaja në gjuhën angleze.