Si të shkruash qartë anglisht: Zhargoni, fjalitë e shkurtra dhe më shumë
- 26 February, 2019
- Posted by: anisa
- Category: Teachers Advice

Në këtë artikull do t’ju japim këshilla për të shkruar qartë dhe për të shmangur zhargonin (të folurën joformale). Por, të kuptosh saktësisht se çfarë përfshin kjo mund të jetë më e komplikuar seç mendoni. Çfarë do të thotë shkrim i qartë? A janë fjalitë e shkurtra lehtësisht të kuptueshme? A keni nevojë të keni një fjalor etimologjik për të qenë në gjendje të shkruani në mënyrë të qartë?
Këtu janë këshillat tona vepruese për të bërë shkrimin tuaj të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të lehtë për t’u kuptuar:
✤ Mendoni për lexuesit tuaj
Sot në botë ka më shumë folës jo amtarë të gjuhës angleze sesa folës që këtë gjuhe e kanë gjuhën e mëmës. Kështu që gjasat janë që të keni më shumë lexues jo amtarë të kësaj gjuhe, të cilët do të jenë audienca kryesore e shkrimit tuaj.
Çdo herë që përpiqeni të shkruani në mënyrë të qartë, mos mendoni “çfarë është e thjeshtë për të kuptuar?” Por “çfarë është e qartë për lexuesin tim për të kuptuar?” Për një audiencë te caktuar anglishtfolëse fjalia “Katie Hopkins është një gazetare e tabloidit britanik The Sun dhe është e njohur për trajtimin e çështjeve sociale “do të jetë plotësisht e qartë por, për folësit amtarë krahasimi “Katie Hopkins është Rita Skeeter e gazetarisë britanike” do të jetë shumë më tepër e kuptueshme.
✤ Përdorimi i më pak fjalëve apo fjalive nuk e bën një shkrim më të qartë
Krahasoni të njëjtin artikull në tre menytë e restoranteve:
1- Hamburger me djathë
2-Qofte në një panine të karamelizuar me djath kackavall të pjekur, gjethe sallate, domate dhe gjalpë.
3-60 gram biftek i grirë ne formë qofte në nje simite me djath të stazhionuar , marule romane, domate qershi dhe turshi.
I pari përdor më pak fjalë dhe madje ato më pak të komplikuarat. Por kjo mënyrë e të shprehurit na tregon përsëri dicka. Cilido restorant që po shërben këtë hamburger, mendon se ti e di se çfarë të presësh: Është ndoshta pak më e lirë se dy të tjerët.
Njerëzit me siguri do të shikojnë opsionin e dytë ose të tretë dhe do të thonë, “pse nuk mund ta quajnë thjesht hamburger me djathë ?!”
Prandaj mendoni për llojin e qartësisë që dëshironi të arrini.
✤ Fjalitë më të shkurtra janë të dobishme deri në një pikë
Përpos fjalëve të shkurtra, ç’të themi për fjalite e shkurtra (lakonike)? Përdorimi i fjalive më të shkurtra është një tip klasik i fjalive që përdoren për të bërë shkrimin tuaj më të qartë.
Megjithese frazat e shkurtra e bëjnë shkrimin më të qartë për rreshtin e parë ose të dytë, pas kësaj bëhet mjaft e vështirë të përqendrohemi – dhe nëse lexuesi juaj nuk mund të përqëndrohet në atë që po thoni, shkrimi në mënyrë të qartë nuk ndihmon. Si gjithmonë, një përzierje e fjalive të gjata me ato shkurtra në nje paragraf është përgjigjja, duke përdorur edhe lidhëzat si ‘megjithatë’ dhe ‘kështu që’ për t’i mundësuar lexuesit tuaj të kuptojë rrjedhshmërine midis argumentave që po parashtroni.
✤ Klishetë janë shprehi bisedimore
Shkrimtari i mirënjohur Orwell, këshillonte se një shkrimtar i mirë duhet që “Asnjëherë të mos përdori një metaforë, krahasim, ose figura të tjera letrare të cilat jeni mësuar të shihni në shtyp”. Nëse doni të dukeni si një shkrimtar brilant e origjinal atëherë kjo mund të jetë një këshillë e mirë. Por, të qënit origjinal dhe të qenit i drejtpërdrejtë nuk shkojnë gjithmonë së bashku – në fakt, shpeshherë ato kundërshtojnë njera-tjetrën.
Mendoni për disa klishe. Këto fraza mund të mos jenë të bukura, por nëse jeni të familjarizuar me to dhe shumica e njerëzve e njohin mirë gjuhën angleze, atëherë ato janë shumë të qarta. Nëse jeni duke shkruar për një audiencë që do të njohë klishetë që po përdorni dhe në vend të bukurisë, qartesia, është qëllimi juaj, atëherë me çdo mjet përdorini klishet që e bejnë shkrimin me tërheqës dhe të kuptueshëm për lexuesin.
✤ Zhargoni ka vendin e vet
Është shumë irrituese të përdorësh zhargon teknik për një audiencë lexuesish jo-teknikë. Nëse jeni duke shkruar për të argëtuar, nganjëherë mund të jetë zbavitëse të përfshini një ose dy fjalë që mendoni se mund të dërgojnë lexuesin tuaj në fjalor. Por nëse jeni duke synuar për qartësi, përdorimi i zhargonit të papërshtatshëm vetëm transferon përpjekjet nga ju tek lexuesi juaj. Mos harroni gjithashtu se ka disa zhargone që një auditor jo-teknik mund të pritet të kuptojë. Nëse ata janë të dhënë pas teknologjisë ose jo, shumë prej tyre do të kuptojnë se çfarë do të thotë cookie, hotspot ose gif, dhe ndoshta versioni me teknik mund tu duket shume më pak i qartë.