Albanian   |   English
Britanika Metodologjia Kurset Mesueset Pershtypjet Regjistrohu Integral Lajmet Kontaktet   
Mesueset
Visit our website: integral.al
Marlise Sanchez Torres

Marlise zotëron një diplomë Master në degën “Menaxhim në Arsim” nga “Universiteti Amerikan” i Costa Rica, dhe e licensuar në mësimdhënien e gjuhës Angleze nga “Universiteti Latin” i Costa Rica, specializuar përkatësisht në ciklin I dhe II. Gjithashtu e diplomuar në degën Administrim Biznes dhe ka një specializim të dytë ne degën “Krahasim Edukimi” nga “Universiteti i Hiroshima” në Japoni. Aktualisht, punon si pedagoge në “Universitetin Beder” si edhe në Qendrën Britanika, ku gërsheton më së miri multitasking dhe të mësuarin afatgjatë.

Edward James Chynoweth

Ed është diplomuar në “Universitetin Sussex” në Brighton, Angli, dhe ka një diplomë bachelor në Antropologji Sociale dhe Kulturore. Ai është një mësues i kualifikuar nga Cambridge CELTA, dhe ka një gamë të gjerë përvoje mësimore ndërkombëtare në Malajzi, Kinë, Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke dhënë mësim për studentë me prejardhje nga shumë kombe dhe kultura të ndryshme. Ai është trajnuar për ofrimin metodës së mësimdhënies Kembrixh së Anglishtes së përgjithshme, së bashku me kurset përgatitore për provimet e PET, FCE dhe IELTS. Ed ka bindjen që klasat duhet të jenë interaktive dhe dinamike, duke u dhënë studentëve mundësi maksimale për të përvetësuar vetë gjuhën brenda dhe jashtë klasës.

Bassam Abulibdeh

Profesori Kanadez, Bassam, është një trajnues korporatash me mbi 7 vite eksperiencë në fushën e arsimimit. Ai ka punuar si Drejtues Departamenti në “Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme” dhe gjithashtu në Korenë e Jugut si mësues e trajnues në korporata për gjuhën specifike të biznesit me fokus në drejtimet “Executives Language Based Soft-Skills” dhe “One-on-one Coaching on Presentation Delivery”. Sam e ndërthur mësimdhënien bazuar në nevojat e individit dhe garanton një ekperiencë maksimale të të mësuarit. Bassam është diplomuar në degën “Administrim Biznesi” në Kanada, ka gjithashtu dhe një MBA nga Universiteti i Londrës në Britaninë e Madhe, ku është specializuar në degën “Strategjitë e Korporatave dhe Sipërmarrjeve”.

Alda Tuci

Diplomuar për mësimdhënie në profilin e gjuhës Angleze nga “Harding University”, Arkansas, USA. Gjithashtu zotëron edhe një diplomë në Art Education nga “Texas University”, Texas, USA. Pas studimeve ka ushtruar profesionin e mësimdhënies në disa shkolla Amerikane dhe Shqiptare. Karakterizohet nga një pasion për mësimdhënien dhe i pëlqen të ndërthuri argëtimin nëpërmjet artit për të stimuluar interesin e studentit për gjuhën Angleze. Aktualisht është e punësuar si pedagoge e gjuhës Angleze pranë qendrës tonë.

Lorena Daci

Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë dhe Letërsi Angleze në profilin Mësuesi në vitet 2013-2017. Më pas në vitin 2012 diplomohet nga “Universiteti i Athinës”, Fakulteti i Shkencave  Politike në degën studime Europiane (në gjuhën Angleze). Në vitin 2013 diplomohet në degën e dytë Bachelor Administrim Biznesi nga Universiteti Jopublik “Logos”, Tiranë. Në vitin 2017 kryen trajnimin e parë në Metodologji të gjuhës Angleze në Britaninë e Madhe pranë qendrës “Share One Language” (SOL) North Devon, UK. Në vitin 2018 kryen një kurs 6 mujor në degë të ndryshme si Gazetari Politike, Gjuhë Angleze-Daneze, Team-building dhe Project Management në “Folk Danish High School”, Danimarkë. Në vitin 2010 kryen trajnimin e dytë në Metodologji të gjuhës Angleze për qëllime akademike në “Kings Oxford College” në Oxford, UK. Pas studimeve ka ushtruar përkthimin, mësimdhënien si dhe punë kërkimore në çështjet ekonomike dhe politike të vendeve të Europës Juglindore dhe ka pasur eksperiencë kërkimore në organizata jo-qeveritare në Athinë, shkolla jopublike dhe qendra të gjuhëve të huaja në Tiranë.

Bledar Lamlika

Diplomuar për Përkthim dhe Interpretim në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Gjermane. Gjatë dy viteve të fundit të studimeve ka kryer paralelisht një kualifikim 2-vjeçar për Mësuesi pranë Insititutit “Goethe”. Pas përfundimit të Studimeve ka ushtruar profesionin e përkthyesit dhe atë të mësuesit në arsimin e mesëm publik dhe privat dhe në qendra të  gjuhëve të huaja. Aktualisht ështe pedagog i gjuhës Gjermane pranë qendrës tonë.

Ledina Çani

Diplomuar ne vitin 2004 në Universitetin e Tiranës, Dega Italisht. Nga viti 2005 ka punuar si mësuese e gjuhës Italiane në disa shkolla të mesme të kryeqytetit. Gjithashtu është angazhuar në përkthimin e disa teksteve shkollore si dhe ka dhënë mësim në disa qendra gjuhësh të huaja në qytetin e Tiranës. Që nga viti 2015 është pjesë e stafit të Qendrës Britanika.

Irena Barjami Dera

Diplomuar me mesatare të lartë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Profili Përkthim–Interpretim në gjuhën Frënge. Me një eksperiencë afërsisht 10 vjeçare lidhur me gjuhën Frënge në mësuesi dhe përkthim.
Ka punuar prej 5 vitesh në një shkollë Franko-Shqiptare në Tiranë si mësuese e gjuhës Frënge dhe paralelisht ka dhëne mësim në disa qendra të gjuhëve të huaja. Prej disa kohësh punon edhe në Shtëpinë Botuese “Botart” si përkthyese librash, filmash dhe mjaft dokumentash të tjera nga Shqipja në Frëngjisht dhe anasjelltas.
Pëlqen që ora e mësimit të alternohet mes librit dhe argëtimit për ta stimuluar studentin drejt një mësimi më të thellë dhe me më shume dashuri e seriozitet.

Dorina Çela Liipere

E diplomuar në vitin 2006 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, për Matematikë, ku është përfshirë edhe praktika e mësimdhënies. Ajo u rikthye në universitet në 2016 për të ndjekur një Master Shkencor në Matematikë.
Prej vitit 2008 dhe në vazhdim, ka dhënë matematikë në ciklin e mesëm në Shkollën “Memorial International School of Tirana”. Ky program ndjek kurrikulën kombëtare të Anglisë dhe Uellsit dhe zhvillohet posaçërisht në gjuhën Angleze. Gjatë kësaj kohe ajo ka dhënë mësim në programet: Check point mathematics, IGCSE, A-levels, SAT dhe Maturën Shtetërore.
Gjatë kohës që ka punuar si mësuese ajo ka ndjekur mjaft kurse të zhvillimit profesional, të tilla si: Content and Language Integrated Learning (CLIL), Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM), trajnim për zhvillimin profesional nga Kembrixh si dhe Kualifikimin Kombëtar për Mësimdhënien.

Kontaktet

Rr. Ibrahim Rugova,
Nd. 46, H. 4, Ap. 5,
1019, Tirana, Albania


Tel: +355 422 52 065 / +355 69 40 40 601
Skype: integral.albania
Facebook: Britanika-Integral

Pallati i Librit Universitar në ish-bllok, hyrja në krah të Kolonat (fast food), kati 3.
+ read more
v.2.0 © RixtelLab 2013-2018
Rixtel Lab